Ministri i brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski për herë të parë ka përmendur dy shtete nga ku vijnë emailet kërcënuese për bomba në shkolla, sidomos në shkollat e Shkupit.
Sipas tij, hetimi është shumë i ndërlikuar, jo sepse marrin pjesë shumë departamente të MPB-së, por është kompleks sepse po i përcaktojmë IP adresat
Ka ditë që po raportohet për bomba në Shkup, dhe se të gjitha raportimet kanë rezultuar të rrejshme, pas verifikimeve dhe kontrolleve të njësiteve të specializuara të MPB-së.(INA)