Identifikohet grupi i huliganëve që sulmuan dy të rinjë shqiptarë në Kumanovë
Sipas Prokurorisë Themelore Publike, janë identifikuar pothuajse të gjithë personat e përfshirë në sulmin ndaj dy të rinjëve në Kumanovë, përcjell INA.
“Në rrjetet sociale janë publikuar video incizimet e ngjarjes së djeshme. Në video shihet se si një grup personash ndjekin dy persona në qytet. Prokuroria dhe Policia e Kumanovës janë duke ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit. Po ndërmerren veprimet për përcaktimin e shkaqeve dhe motiveve të ngjarjes, po kryhet marrja në pyetje”, thuhet në njoftim.
Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, sot ka kërkuar përgjigje nga autoritetet në MPB, si dhe nga kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe nga partneri i koalicionit në qeveri, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, lidhur me këtë ngjarje.
“Kush po tenton ta prishë bashkëjetesën në Kumanovë dhe a është ky vetëm një incident i izoluar?”, pyet Spasovski. Edhe partia Aleanca për Shqiptarët ka akuzuar se sulmi në Kumanovë ka pasur bazë etnike dhe se ka kërkuar zbardhjen urgjente të këtij rasti.(INA)