Detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale atmosferike, në Maqedoninë e Veriut fillon sot dhe do të zgjasë deri më 15 mars të vitit të ardhshëm.
Obligimi është i paraparë, sipas nenit 361 të Ligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor, përcjell INA.
Për mosrespektimin e këtij obligimi pasojnë gjojba në vlerë prej 45 eurove. (INA)