Një intervistë e zbehtë e Kovaçevskit, pa zgjidhje dhe me një tufë improvizimesh. Kështu e komentoi partia opozitare VMRO-DPMNE intervistën e kryeministrit Kovacevski në lajmet e mbrëmjes të Sitel, përcjell FLAKA.
Kovaçevski nuk ka shumicë për ndryshimet kushtetuese. As 100 liderë nuk do ta ndihmojnë, VMRO-DPMNE nuk do të votojë ndryshimin e Kushtetutës në këto rrethana, pa garanci solide për të ardhmen tonë në BE pa kushte shtesë, thonë nga VMRO.
“Kovaçevski dhe politikat e tij nuk janë në përputhje me interesat maqedonase. Kërcënohet gjuha, identiteti dhe historia dhe qeveria harron maqedonasit në Bullgari. Ekonomikisht Kovaçevski tregoi se nuk ka plan. Sot dolën statistikat e ESHS-së, sipas të cilave eksporti në periudhën janar – shtator krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur për 20%, ndërsa importi për 28%, kjo tregon se deficiti tregtar është duke u thelluar”, tha partisë.
Me qeverinë e Kovaçevskit kemi një deficit tregtar të rritur, një deficit të madh buxhetor, një borxh publik që është rritur me mbi 2.5 miliardë në tre vjet dhe inflacion ndër më të lartët në Evropë, vijon reagimi i partisë së Mickoskit.
“Kovaçevski nuk ka zgjidhje për asnjë nga këto probleme. Treguesit ekonomikë tregojnë se vendi po shkon drejt greminës”, thuhet në deklaratën e partisë.
Sipas VMRO-së, nuk kemi përparim në asnjë fushë, prandaj duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare.