Ne si Qeveri jemi të hapur për bashkëpunim dhe tani kemi nevojë për gjithëpërfshirje dhe unitet, dhe çështja e BE-së nuk duhet të jetë fushë për politikë ditore, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në takimin e sotëm me kryetarët e partive parlamentare.
– Advertisements –
Kovaçevski i informoi për procesin e integrimeve evropiane, por edhe për gjendjen energjetike në vend, për ligjet që duhet të miratohen, si dhe për buxhetin për vitin 2023.
Ai ofroi edhe konkluzionet që do të dilnin në momentin e takimit, me të cilat kërkoi nga partitë parlamentare që anëtarësimin në BE ta konsiderojnë si interes mbipartiak dhe të gjithë palët e interesuara të japin mbështetjen e tyre të plotë. Por Kovaçevski tha se ende nuk ka përfundime të përbashkëta nga ky takim.
Kryeministri u shpreh i kënaqur që në takim morën pjesë të gjithë kryetarët e partive parlamentare, përveç dy kryetarëve.
– Të gjitha partitë politike kanë shprehur qëndrimet e tyre, disa prej tyre janë të njohura për publikun. Është e rëndësishme që ne të ulemi në tryezë për të diskutuar për këto çështje, tha Kovaçevski.