Aleanca për Shqiptarët dënon provokimin e fundit të Ambasadës ruse në Shkup në twitter, me çka është shkelur rëndë Kushtetuta e vendit e cila Kosovën e njeh si shtet të pavarur dhe sovran. Maqedonia e Veriut gjithashtu është e rreshtuar qartë përkrah Perëndimit në dënimin e agresionit rus ndaj Kievit dhe në mbrojtje të integritetit territorial të Ukrainës.
Kërkojmë nga Ministri i Punëve të Jashtme që të thërret ambasadorin rus për shpjegime dhe për të protestuar ndaj intervenimeve të tilla brutale nga ana e Rusisë.
Maqedonia e Veriut si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk guxon të lejojë ndikime të tilla malinje nga një ambasadë e akredituar në Shkup. Heshtje ndaj provokimeve të këtilla mund të kuptohet si legjitimim i zgjerimit të agjendës ruse në Ballkan, e cila bashkë me politikën luftënxitëse të Serbisë karshi Republikës së Kosovës, janë rrezikim direkt i paqes dhe sigurisë në rajon si dhe sabotim i i perspektivës evropiane të Ballkanit perëndimor.
Data 13.07.2025
Aktuale
- FOTO/ Aksident në Pukë, turisti kroat rrëzohet me motor, përfundon në spital
- Tragjedia në Prilep: Ky është nipi bashkë me djalin 12 vjeç që i vrau xhaxhai
- Lindim Etemi: Kryeministër bëji publike rrogat e mëdha që kanë marrë familjarët e funksionarëve të kaluar dhe funksionarëve tani, pa shkuar në punë fare!
- Tensionet politike në Kosovë: Lëvizja Vetëvendosje përballet me akuzat e partive opozitare
- “Vera e Ohrit”, Mickoski: Kultura është zemra e çdo shoqërie, bashkon artistët dhe qytetarët
- VLEN: Rendi, drejtësia dhe kontrolli janë frika më e madhe e BDI-së
- Nuk respektuan ndalesën në pyje, sanksionohen tetë persona në Maqedoni
- “Siguria Detare” në veprim! Bllokohen 36 mjete nga Ksamili në Koman, gjoba deri në 100 mijë lekë për lundrim të rrezikshëm