Sot në një takim koordinues së bashku me ministrin e Arsimit Jeton Shaqiri dhe kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu, tejkaluam problemin me transportin e nxënësve në Komunën e Butelit në Vizbeg.
Komuna e Butelit tashmë ka dy javë që financon transportin e nxënësve nga Vizbegu për në shkollën fillore “Rajko Jinzifov”, ndërsa nga nesër Komuna e Çairit do të vazhdojë të financojë transportin e nxënësve nga Vizbegu në shkollën fillore “7 Marsi”. Transporti falas do t’ju ofrohet fëmijëve deri në fund të vitit shkollor.
Nga viti i ardhshëm shkollor, Komuna e Butelit në Vizbeg do të marrë një objekt shkollor krejtësisht të ri, modern, ku nxënësit do të vazhdojnë të ndjekin mësimin pa ndërprerje. Me ndërtimin e këtij objekti bashkëkohorë shkollor, i cili përfshin hapësirë për rekreacion dhe sport, plotësohen nevojat dhe kërkesat afatgjata të banorëve të këtij vendbanimi. Me ndërtimin e shkollës së re do të plotësohen nevojat për zhvillim ekonomik të kësaj pjese të qytetit.
Me këto investime bëjmë transformimin e sistemit kombëtar përmes të cilit inkurajojmë potencialin e plotë të çdo nxënësi.