Kryetari i Alternativës Afrim Gashi u takua sot me Sllavica Grkovska – zëvendëskryeministre e Qeverisë së RMV-së, e ngarkuar për politikat e qeverisjes së mirë.
Në këtë takim Gashi dhe Gërkovsk kanë biseduar për propozimin e fundit të Alternativës për propozim-amendamentin kushtetues që lëndët e dyshuara për korrupsion të mos mund të vjetrohen.
“Si një politikane që angazhohet për një shtet pa korrupsion, ajo e përshëndeti iniciativën tonë, ndërsa bashkërisht u dakorduam që shteti i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit duhet të jenë përkushtimi ynë më serioz në agjendën tonë euro-integruese.
Unë e falënderova për diskutimin konstruktiv dhe të frytshëm, me shpresë se ky propozim do të gjejë edhe mbështetje të duhur politike”, njoftoi Gashi pas takimit.
Data 13.09.2025
Aktuale
- Papagalli që sfidon kufijtë e inteligjencës: Një rekord i jashtëzakonshëm në dallimin e ngjyrave
- Pezullimi i dialogut: Çfarë do të thotë për marrëdhëniet Kosovë–SHBA?
- Aksident i rëndë/ Automjeti del nga rruga, humb jetën pasagjerja, plagoset drejtuesi i makinës dhe dy të tjerë
- Temperaturat deri në 34 gradë, parashikimi i motit për sot! Vranësira e kthjellime, ja zonat ku do të ketë reshje
- Ja çfarë nënkupton vërtet deklarata e Ambasadës Amerikane për pezullimin e Dialogut Strategjik
- Osmani: Çairi ka burime të pashtershme energjie, vullneti dhe dashurie për vendin tonë
- Bartësi i listës për Qytetin e Shkupit, Abdul Selam Selami, shpallet “Ambasador i Paqes” në Tiranë
- Izet Mexhiti: Çdo ditë pune do të jetë vetëm për Çairin