Ushtruesi i detyrës, kryetari i ASH-së, Arben Taravari në emsionin “Polemikë” në Tv Koha, tha se partitë shiqptare kanë dakordim për emërtimin e 20 përqindshit në “populli shqiptar” ose “gjuha shqipe”.
Taravari tha se është momenti që edhe pala maqedonase të vlerësoj siç duhet bashkëqytetarët e tyre shqiptar.
“Kjo është një periudhë shumë e ndjeshme për popullatën maqedonase dhe ata e kinsiderojnë se shqiptarët çdo herë kur marrin një të drejtë e cila u takon absolutisht, sikur diçka merret prej atyre. Kjo s’ka të bënë aspak me atë, thejshtë duhet t’i vlerësojnë bashkëqytetarët e tyre ashtu siç duhet”, theksoi më tej Taravari.
Ai tha se si vend nuk duhet të ndalemi vetëm këtu, por duhet punuar për përfaqësim të drejtë edhe me investime ekonomike, pasi siç u shprej, 700 mijë qytetarë nga kanë ikur viteve të fundit në perendim.