Botuesi i portalit Ina, ka pyetur aktivistët e BDI-së dhe drejtuesit e kësaj partie, se pse në kryesi të BDI-së është vetëm një anëtar nga qyteti i Kumanovës, transmeton Almakos.
“ Pse Kumanova me vetëm 1 anëtar në kryesi të BDI-së, dhe pa asnjë drejtues të sekretariateve, derisa nga komunat e tjera nga 4 ,5 e 6 veta.
Kërkush nuk flet e debaton?!
Nëse Ali Ahmeti paska mbajt kallash në 2001, atëherë kjo zonë e pagoi një pjesë të madhe të faturës dhe çka nuk përjetoi?”, shkruan Naser Pajaziti./Almakos/