Dje në Bllagoevgrad të Bullgarisë është hapur klubi i parë maqedonas me emrin “Nikolla Vaptsarov”.
Në hapjen solemne të pranishëm kanë qenë edhe politikanë nga Maqedonia e Veriut, në mesin e të cilëve edhe kryetari i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski.Gjatë hapjes ai ka pasur një përplasje verbale me një shtetas bullgar, të cilët ishin mbledhur në Bllagoevgrad për të protestuar kundër hapjes së klubit maqedonas.
Eskalimi i situatës është ndaluar nga forcat policore, të cilat ishin të pranishme në vend, pasi partia VMRO-BND paralajmëroi protesta.
Theksojmë që hapja e klubeve bullgare dhe maqedonase në territoret e njëra tjetrës, është përcjellë me reagime të shumta në të dy shtetet.