Zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane dhe kryenegociator i vendit me BE-në, Bojan Mariçiqnë profilin e tij në Fejsbuk publikoi se sot është mbajtur seancë konstituive Komiteti i punës për integrim evropian.
“Sot e mbajtëm seancën konstituive të Komitetit të punës për integrim evropiane (KPIE), trup i cili më shumë se dy dekada është pjesë e mekanizmit koordinues të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, tani me një funksion të ri plotësues duke pasur parasysh fillimin e procesit të negociatave inkuadruese për anëtarësim në BV+ashkimin Evropian”, theksoi Mariçiq.
Zëvendëskryeministri thotë se duke pasur parasysh se skriningu bilateral është aktiviteti më i rëndësishëm i cili po realizohet për momentin, para sekretarëve shtetërr e ka potencuar rëndësinë për përgatitje sa më të mirë të mundshme për paraqitje të delegacioneve të Maqedonisë së Veriut.
“Nga ajo do të varet edhe vlerësimi i Komisionit Evropian në raportet për skriningjet bilaterale dhe rekomandimet për definim të përcaktimeve për hapje të klasterëve. Qoftë e suksesshme puna jonë”, potencon Mariçiq.
Sip kumtoi Sekretariati për Çështje Evropiane, qëllimi i Komitetit është koordinimi i përgatitjes për negociatat inkuadruese, para fillimit të skriningut bilateral.
“Ky trup, si pjesë e strukturës negociuese kujdeset për cilësi dhe në kohë përgatitje për negociata. Duke e njohur rëndësinë dhe kompleksitetin e negociatave inkuadruese në krye me zëvendëskryeministrin Mariçiq, fokus i jep veprimit të korridnuar në rrjedhën e negociatave inkuadruese me qëllim që të evitohet jofunksionaliteti eventual i sistemit”, thuhet në kumtesë.