Gjatë ditës së djeshme në Tetovë janë arrestuar dy të rinj të cilët dyshohet se kanë vjedhur nëpër automjete në qytet, njofton SPB-Tetovë.
“Dje (26 -tetor) rreth orës 13:30, në rrugën “Matanë Vardarit” në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat A.K.(22) dhe A.K.(19) nga Tetova për shkak të dyshimit se gjatë këtij muaji kanë kryer disa vjedhje në automjete, të cilat janë gjetur dhe janë marrë për ekspertizë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit dhe ndaj të dy personave do të përgatiten parashtresa në bazë të neneve 235 dhe 236 të Kodit Penal”, thonë nga SPB-Tetovë.