Gazetari Zoran Bozhinovski është rrahur mbrëmë brutalisht nga persona të panjohur para banesës së tij. Ai me lëndime të është dërguar në spital dhe se po vazhdon trajtimi i tij mjekësor, shkruan portali Infomax.
Siç thuhet në periudhën e kaluar, Bozhinovski ka publikuar një seri për krimet e supozuara në Termocentralin e Manastirit dhe ESM, ku drejtor është Vasko Kovaçevski.
Fotografitë e gazetarit të rrahur janë publikuar në rrjetet sociale. Bozhinovski deri më tani nuk ka bërë të ditur asgjë. Kjo nuk është hera e parë që një gazetar bëhet objektiv i një sulmi fizik.(INA) kliko FOTOT