Kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski deklaroi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kolegen serbe, Ana Brnabiq.
Prandaj, pas komunikimit intensiv me kolegen Brnabiq, Beogradi zyrtar vendosi ta përjashtojë Maqedoninë e Veriut nga ndalimi i eksportit të gazit natyror.
Nëpërmjet politikave të fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit të ngushtë në kuadër të Open Balkans, por edhe marrëdhënies së partneritetit, në kohë krize energjitike ne ofrojmë mbështetje aty ku është më e nevojshme, gaz të kompresuar për shkollat dhe spitalet në shumë qytete të vendit.(INA)