Dy banesa janë kapluar nga zjarri që shpërtheu mrbëmjen e sotme në një ndërtesë në rrugën “Shirok doll” në Shtip,njofton Portalb.
Në shuarjen e zjarrit kanë intervenuar 16 zjarrfikës me katër automjete zjarrfikëse. Zjarri është lokalizuar. Arsyet për zjarrin nuk janë bërë të ditura.
Sipas kompetentëve nga Ndihma e shpejtë mjekësore, nga zjarri më lehtë janë lënduar dy persona, të cilëve u është dhënë oksigjen. Policia është në vendin e ngjarjes, me ç’rast do të pasojë ekspertiza dhe konfirmimi i arsyeve për zjarrin.