Ish-kryetari i Komunës së Gostivarit dhe ish-nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta në emisionin “Klan debat” në Klan Maqedoni u shpreh se në zgjedhjet ku ka humbur në Gostivar, fajtor janë disa funksionarë të BDI-së
“Si kandidat kam pasur 12 mijë vota, kurse kundëkandidati 11 mijë vota në rrethin e parë. Në rrethin e dytë, unë kam pasur 16 mijë dhe ai 16.900. Vet qytetarët e thonë se sa funksionarë të BDI-së nuk më kanë mbështetur dhe fitoi kundërkandidati im”, u shpreh Bejta.
Bejta theksoi se humbja e tij ka ardhur nga neglizhenca që e kanë bërë disa funksionarë të BDI-së.
“Te na bëhet një garë që të humbas ai që ka rezultate dhe të bëj eliminimim tim politik. Disa funksionarë nuk janë angazhuar aq sa duhet dhe votat e tyre nuk kanë shkuar te kandidati i BDI-së dhe sikur të shkonin këto vota, ne do të fitonim”, deklaroi Bejta.
Sipas tij, këta funksionarë të BDI-së kanë menduar edhe ta burgosin Bejtën, ndërsa në pyetjen se kush janë këto persona, ai nuk përmend emra, edhe pse thotë se këta funksionarë ende janë në BDI.
Bejta po ashtu theksoi se pas daljes nga dega e BDI-së si kryetar i BDI-së, BDI-ja ka humbur mbi 3.000 vota në zgjedhjet e vitit 2020 dhe se është bërë gabim që kanë hequr nga dega e BDI-së.
“Fshehurazi kanë punuar këta funksionarë të BDI-së kundër meje, për të më dobësuar politikisht dhe të thonë para organeve të partisë se Nevzat Bejta i ka humbur zgjedhjet”, tha mes tjerash Bejta.