Tetova Sot
Nevrij Ademi
Trendi I divorceve në Tetovë shënon rritje alarmante.
Në katër vitet e fundit, ky numër është rritur thuajse 100%. Nëse vitin 2019 gjithsej ka pasur 346 lëndë për shkurorëzim, viti 2020 ka pasur 347 lëndë i pasuar nga viti 2021 ku ka kaluar mbi 560 lëndë të divorceve. Këtë vit, shifrat janë edhe më të mëdha, thonë institucionet.
Sido që të jetë, në mes marrëdhënieve bashkëshortore ku ka edhe fëmijë ndarjet janë më të rënda.
Në të shumtën e rasteve fëmijët ngelin në udhëkryq.
Një gabim institucional i kushton shumë frytit të një marrëdhënie dashurie që po prishet së fundmi në Tetovë.
Fjala është për një dy vjeçare, prindërit e të cilës u ndanë vit më parë.
Kujdesi prindëror i vajzës i takoi nënës pasi që ata nuk kanë pasur kurorë.
Nuk kaloi shumë kohë, dhe e ëma e dy vjeçares, bashkë me vajzën e saj, filluan të bredhin dyerve të Qendrës për punë sociale në Tetovë, pasi me ish partnerin nuk kanë mundur që të gjejnë një gjuhë të përbashkët.
Një ditë pohon e ëma e dy vjeçares, thirret në zyrat e Qendrës për punë sociale dhe u detyrua të nënshkruaj një dokument nga nëpunësja e kësaj qendre. Pa e lexuar mirë, dhe duke pasur besim në institucionet, ajo ashtu edhe veproi, nënshkroi dokumentin, duke iu nënshtruar presionit, siç thotë Ajo, nga punonjësja e Qendrës për punë sociale. Por, ky nënshkrim që u detyra ta jep nën presionin e tyre, vazjës si duket do i kushtojë qetësinë dhe shëndetin e vazjës së saj dy vjeçe.
“Fëmijën unë e mbaj, që prej dy vitesh me ish bashkëshortin jemi ndarë, ishim në lidhje martesore por pa kurorë kur lindi fëmija, tash ka ardhur puna deri tek Qendra për punë sociale pasi nuk kemi mundur që të mëremi vesh me ish partnerin d.m.th.
-Ai nuk ka paguar as alimentacion dhe as është interesuar për fëmijën. Për një vjit me radhë jam kujdesur unë për vajzën. Kur jemi ndarë vazja ka pasur 4-5 muaj, tash ka 2 vjet. Kur erdhi puna te qendra për punë sociale çdo dokument që e kam nënshkruaj e kam nënshkruar me detyrim dhe tan kohës më kanë kërcënuar që nëse nuk do e nënshkruaj këtë dokument madje mund të shkoj edhe në burg.
Është A. P që e ka lëndën time, jam ankuar disa herë tek udhëheqësja e këtij institucioni por çdoherë kam marr një përgjigje negative, nuk ka ligj në botë që e dërgon fëmijën në burg fëmija traumatizohet secilën herë që e kam dërgu dhe ka ardhur fëmija është bërë me trauma kanë vendosur që të shtunat edhe kur është diotë jopune fëmja pa prezencën e askujt përveç të gjyshes nënës së ish partnerit të shkoj fëmija në burg dhe fëmija kur më vinte krejt e traumatizume nuk e dija se çka është duke ndodhur çdo herë fëmija që shkon në burg shkon pa prezencën time dhe pa prezencën e qendrës për punë sociale thotë në një deklaratë për TS.
TS kontaktoi me drejtoreshën e Qendrës për punë dhe politik sociale në Tetovë Marija Ristovska e cila është UD drejtor i Qendrës për punë sociale në Tetovë.
“Unë do të ju përgjigjem këtyre pyetjeve, ama nuk dua, tani unë dhe ti bëjmë marrëveshje unë kam pranuar intervistën vetëm për këta pyetje nëse jep zoti tjetër herë e shohim, deklaroi drejtoresha Marija Ristovska
“Në lidhje me institucionin Qendrën për punë sociale në Tetovë është institucion publik për mbrojtje sociale e cila ka legjitimitet, kompetencat dhe veprimtaritë janë të parapara me ligjin për mbrojtje sociale, ligjin për mbrojtje të fëmijëve, ligjin për familje, ligjin për mbrojtjen e grave të dhunuara dhe dhunë familjare” tha ajo.
“Në rastin kur prindërit e fëmijëve nuk jetojnë së bashku, atëherë, merren vesh se, tek cili prej tyre do të qëndroj fëmija. Dhe nëse për atë nuk mund të kenë një marrëveshje atëherë ose edhe nëse marrëveshja e tyre nuk i përgjigjet interesave të fëmijës, vendim për atë do të sjell Qendra për punë sociale, thotë Ligji të cilin e lexoi drejtoresha.
E pyetëm se në një marrëdhënie të ndarë bashkëshortët të cilët kanë fëmijë cili është vendi ku njëri ose tjetri prind do ta sheh fëmijën.
Për shembull drejtoreshë nëse prindërit janë të ndarë, fëmija i takon nënës ndërsa babai është në burg, ku duhet babai të takohet me fëmijën dhe a i lejohet një fëmijës dyvjeçar pa shoqërimin e punonjëses së qendrës për punë sociale dhe nënës të takohet me babin në burg?
Drejtoreshë nëse fëmijën e ka nëna dhe është nën moshë madhore fëmijë, a mund një fëmijë i vogël mund ta sheh babin në burg?
“Do me thënë qendra për punën sociale bën mbikëqyrje të të drejtës prindërore dhe në qendrën për punë sociale në Tetovë ka vend apostafat ku kryhen vizitat dhe kontakti në mes fëmijëve dhe prindërve” thotë drejtoresha.
D.m.th. ajo nuk duhet të ndodh në burg
“Unë ju thash se kemi një vend apostafat ku kryhen këto vizita” shprehet ajo
Drejtoresha dëshmon se qendra për punë sociale ka një vend të veçantë ku kryhen vizitat e fëmijëve dhe prindërve atë e pyetëm për rastin konkret të dy vjeçes deklaroj se ka një procedurë do të rishikohet ankesat dhe do të vendoset.
“Në qendrën për punë sociale është duke u zhvilluar një procedurë” tha ajo.
Por, edhe përkundër pohimeve të saj që janë krejtësisht të kundërta me vendimin që vetë ajo ka nënshkruar kohë më parë, drejtoresha, insiston se, fëmijës nuk i lejohet kjo lloj vizite në burg, sidomos, jo pa shoqërim të nënës dhe një punonjëseje të Qendrës për punë dhe politikë sociale.
Tetova SOT do vazhdoj ta hetojë këtë rast, duke kërkuar madje përgjigje për vendimin në fjalë, edhe nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, nëse ata janë të njoftuar me këtë rast apo edhe nëse kanë kërkuar kontrollimin e lëndës, dhe vendimit të marrë nga ky institucion, me të cilin, shkaktohet dëm psikologjik por edhe traumë tek një fëmijë dy vjeçar, që është viktimë e sistemeve tona institucionale që sjellin vendime të këtilla.
E ëma e vajzës, e cila disa herë ka qenë vitkimë e këtij vendimi, madje siç thotë ajo, edhe duke e detyruar me dhunë ta nënshkruaj të njëjtin ose do vete në burg, nuk ka zgjidhje tjetër, andaj edhe është drejtuar në redaksinë e Tetova SOT. E Ëma ka njoftuar me vendimin e sjelë nga Qendra e Tetovës edhe Ministrinë përkatëse, por, thotë se, nga atje ende nuk ka marrë asnjë përgjigje, madje, as qëë është interesuar dikush për ankesën e saj.
Pyesim publikisht Ministrinë e punës dhe Politikës sociale, a është e njoftuar me këtë rast, dhe cilat janë hapat që do merr më tutje, në drejtim të zgjidhjes së këtij ngërçi dhe shpëtimin të një fëmije dy vjeç, i cili është viktime e traumatizimit, si nga institucionet, po ashtu edhe nga disa familjarë të ish bashkëshortit të vajzës.