Zëvëndësministri i bujqësisë pylltaris dhe ekonomisë së ujrave ka marr pjesë në manifestimin tradicional Orizi i Koçanit i cili është një manifestim që shënohet për të ruajtur traditën dhe popullaritetin e këtij prodhimi, Abedini ka deklaruar se një ndër qëllimet kryesore është që të mbështetet popullariteti i këtij prodhimi për tu shitur këtu dhe jasht shtetit tonë.
Sot, së bashku me këshilltarin Trajan Dimkovski morëm pjesë në manifestimin e 31-të ,,Ditët e Orizit të Koçanit” 2022, organizuar nga Komuna e Koçanit, ku bëhet popullarizimi i orizit – simboli i rajonit të Koçanit dhe ruan traditën e prodhimit të orizit. Është një ndërthurje e traditës dhe shprehjes bashkëkohore artistike dhe një përshkrim i rrugës së orizit nga fusha në tryezë.
Pjesa kryesore e manifestimit, korrja dhe shirja tradicionale u mbajt sot në fushat e orizit në fshatin Podlog i Epërm, Koçan, ku edhe i’u dha çmimi prodhuesit më të suksesshëm të orizit.
Në këtë manifestim u prezantuan dhe u shijuan ushqimet tradicionale të përgaditura nga orizi.
Qëllimi i gjithë këtij organizimi është të kujtojë cilësinë e njohur të orizit të Koçanit dhe të japë mbështetje në shitjen e tij brenda dhe jashtë kufijve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ka shkruar Zëvëndësministri Abdylshyqyr Abedini në Facebook.