Belkis Latifi
Muajve të fundit po shohim zhvillime në skenën politike, sa interesante, po aq komplekse!
Vmro, me propagandën mediatike dhe politikat ditore; nga njëra e mohon qëndrimin e saj anti qarqeve europiane, kurse nga ana tjetër nuk shpreh gatishmëri për votimin e ndryshimeve kushtetuese (edhepse, disa nga deputetët e saj gjinden mes dy zjarreve, me gjakftohtësi, pro orientinit europian të RMV-së, dhe nga ana tjetër përballë presionit nga kryetari i saj, trupit votues me mendësi nacionaliste etj.)
Duke shfrytëzuar situatën me krizën ekonomike, energjetike etj., dhe thirrjen permanente për zgjedhje të parakohshme, tenton të mbajë gjallë elektoratin dhe trupin votues të saj!
Lsdm, përpos përcaktimit të saj europian, shkaku i numrave në qeverinë aktuale, nuk ka komoditet dhe luks për t’iu kundërvënë proceseve brenda shtetërore dhe përpiqet që të fitojë në kohë, me shpresë që në situata krejtësisht të tjera, të futet në zgjedhje!
Bdi, kohëve të fundit ballafaqohet me pakënaqësi dhe probleme brenda partiake, të cilat me gjasmë së shpejti do të marrin epilog i cili duket se s’do të jetë në favorin e saj!
Politikanët e pakënaqur të këtij grupi, nuk mendoj se e rrezikojnë shumicën parlamentare për faktin se me një veprim të tillë do të identifikoheshin si anti europian, gjë që është në disfavorin e tyre!
Lëvizja Besa, duket se nuk ka mekanizma për shtrirje të ndikimit të saj edhe në zonat e tjera përpos zonës me numër 6-gjashtë, nga ku shpresojnë që të gjithë deputët e saj të dalin po nga kjo zonë.
Ata e mirëpritën ardhjen e Arben Taravarit në krye të ASh-së, ku që në ditët e para të tij si u.d. kryetar, prisnin sinjale pozitive për një bashkëpunim opozitar i cili sipas tyre do t’i forconte edhe më tej në njësinë zgjedhore numër 6-gjashtë për faktin se udhëheqin me Tetovën dhe Gostivarin!
Ardhja e Arben Taravarit, ndryshoi matematikat dhe kalkulimet opozitare pasi që në dy paraqitjet e fundit të tij në emisionet debative, shihet qartë paniku që ka kaplur Ash-në nga rezultati i dobët zgjedhor në Tetovë dhe disi, tenton rrikthimin e bajraktarizmit opozitar të partisë së tij duke e vendosur fokusin disa herë se ajo është partia e dytë më e madhe shqiptare dhe nga ana tjetër hapi mundësinë e hyrjes në qeveri (që duket se do t’a vendos si kusht për votimin e ndryshimeve kushtetuese)!
Së fundmi, tenton rrikthimin e strukturave të saj pas largimeve të shumta dhe ngrirjes së aktiviteteve nga shumë degë.
Alternativa në kontinuitet dëshmon seriozitetin e saj në rrugëtimin europian të RMV-së, por edhe brenda shtetëror me suksesin që tregojnë me dikasteret me të cilat ata menaxhojnë!
Rritja e përqindjes së përfaqësimit të shqiptarëve në administratën shtetërore nga ana e ‘’Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë’’, dikaster në të cilin ata udhëheqin, është një nga shumë dëshmitë për seriozitetin e tyre ndaj elektoratit shqiptarë!
Atë po e dëshmojnë edhe në shëndetësi, në punët dhe politikat sociale dhe kështu me rradhë. Pra, shohim që, target dhe preokupim i tyre më shumë është realizimi i programit dhe platformës së tyre dhe rezultatet konkrete se sa të bërit propagandë mediatike dhe të qenit top lajm nëpër ballinat e gazetave!