Sot, në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve sëbashku me drejtorin e Fondit Pensional , Dritan Bexheti , ishim në vizitë në Shtëpinë e Pensionistëve në Çair, kur përveç vizitës, kisha mundësi edhe të bashkëbisedoj me ata edhe për gjendjen e tyre shëndetësore, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.
“Për fat të keq, aty ka njerëz të moshuar që janë në gjendje të rënduar shëndetësore, që vuajnë nga diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare, por jo vetëm, që janë detyrim i yni për t’u kujdesur.
Ne, si përfaqësues të pushtetit ekzekutiv, por edhe përgjithësisht si shoqëri, e kemi për detyrim të kujdesemi për të gjithë, por në veçanti për të moshuarit, sepse ata – përveç që e meritojnë respektin tonë të pakufishëm – njëherazi edhe kanë nevojë më shumë për ndihmën tonë”, ka shkruar Sali në facebook.
Data 13.09.2025
Aktuale
- Semaforë konfuzë në Shkup: Duke vozitur sipas logjikës së kaosit
- Shqipëria do të hapë edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave, ASH: Urime Shqipëri, Maqedonia e Veriut humbi rrugën drejt BE-së
- ASH: Në vend të librave, nxënësve u shpërndahen kopje të vjetra dhe të grisura
- 30 vite marrëdhënie diplomatike SHBA-RMV, Ageler: Ndërtuam vlera të përbashkëta me respekt dhe besim
- Së shpejti një pikë kontrolli edhe në vendkalimin kufitar “Qafë Thanë”, paralajmëron Toshkovski
- LAMM: Qarkullim i rregullt në pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut, pa pritje të gjata
- Nga pensionet te pronat, vendimmarrjet e para të qeverisë “Rama 4”! Nga 1 janari, paga minimale do jetë 500 euro
- LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut