Afër 4 mijë banorë të Komunës së Sarajit nuk do të enden më deri në qytet për pranimin dhe dorëzimin e dokumenteve për ndihmë sociale dhe fëmijërore. Rreth 1 mijë banorë të kësaj komune janë shfyrtëzues të ndihmës sociale ndërsa deri më tani kanë qenë të obliguar të shkojnë deri në Karposh për të aplikuar.
Drejtori i Qendrës Sociale Liridon Baftiju dhe kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti u bënë bashkë për hir të qytetarëve duke mos përfillur ndarjet partiake.
“Shyrtëzoj rastin ta falemindëroj për gatishmërinë Liridonin, që bashkarisht mund t’i shërbejmë qytetarët për këtë lëmi” – tha Blerim Bexheti.
“Për hir të korrektsisë ka qenë korrekt deri në pikën e fundit me neve, na ka ndihmuar dhe na ka liruar një nga zyret e cila është në kuadër të Komunës së Sarajit që në fund tu shërbejmë qytetarëve ashtu siç e kemi obligim” – deklaroi Liridon Baftiu.
Ndryshe në prill Baftiu hapi Qendrën sociale në Çair së bashku me ministrin e Shëndetëissë Bekim Sali ndërsa pati deklaruar se nuk gjeti mbështetje nga kryetari i komunës Visar Ganiu.