“Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi dhe disa ministra të tjerë të japin dorëheqje ose t’i ndryshojë kryetari Ali Ahmeti, përndryshe lufta në BDI do të përshkallëzohet”.
Këtë e ka thënë për “Sloboden Pecat” Musa Xhaferi, njëri nga eksponentët e “Grupit të zjarrit”, pas që dje patën me kryetarin e BDI-së.
“Artan Grubi, të paktën nëse i pakënaqësitë në parti, ai duhet vetë të largohet nga postet e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Sistemit Politik. Përveç tij, edhe ministra të tjerë duhet të japin dorëheqje nga postet e tyre ose të zëvendësohen nga Ahmeti. Përndryshe do të ketë luftë politike në BDI”.
“Nëse Ahmeti mendon se kjo mund të zvarritet me takime me degë dhe të zgjasë me muaj, nëse mendon se mund të na mashtrojë, e ka gabim sepse kështu nuk do të zgjidhen problemet. Problemet dhe kërkesat politike në parti nuk mund të zgjidhen me takime me anëtarë të degëve”, thotë Xhaferi.