Nuk jemi kundër Ahmetit, qëllimi është ta shpëtojmë BDI dhe Ahmetin që lideri të mos e përjetoj fatin e Arben Xhaferit dhe Meduh Thaçit, respektivisht me partinë udhëheq Artan Grubi, ndërsa Ahmeti është vetëm kryetar formal, thonë të pakënaqurit në BDI për Sloboden Peçat
“Grupi i Zjarrit” betejen me BDI-në do ta udhëheqin edhe institucionalisht përmes interpelancës për të gjithë ministrat e BDI-së.
Shprehen që nuk janë kundër liderti Ali Ahmeti, por qëllimin e kanë ta shpëtojnë BDI-në dhe Ahmetin që lideri të mos e përjetojë fatin e Arben Xhaferit dhe Meduh Thaçit, respektivisht me partinë udhëheq Artan Grubi, ndërsa Ahmeti është vetëm kryetar formal.
“BDI po fundoset. Qëllimi është ta ndalim rrënien e BDI-së, sepse kështu shkojmë në humbje. Pas humbjes së zgjedhjeve lokale në Tetovë nuk guxojmë të lejojmë humbje të reja. Zona e gjashtë zgjedhore jep gjysmën e deputetëve shqiptarë, ndërsa nëse nuk e ke komunën i humasni zgjedhjet. Nuk jemi kundër Ali Ahmetit, përkundrazi duam të mbetet Lider, por jo të jetë kryetar formal, ndërsa me partinë të udhëheq Artan Grubi”, thonë nga Grupi i Zjarrit për Sloboden Peçat.
Kërkohet të ndërrohen të gjithë ministrat
Nga ky grup kërkjnë të ndërrohen të gjithë ministrat në krye me zv.kryministrin Artan Grubi, dhe përmes organeve partiake të zgjidhen ministra që kanë legjitimitet, sepse këto tani nuk kanë mbështetje nga baza.
“Nuk kërkojmë funksione për ne, por ministra të jenë ata që kanë sjellë votat dhe fitoren e BDI-së. Gjatë zgjedhjes së ministrave kërkojmë që Ahmeti të konsultohet me organet partiake, me ne, e jo ti zgjedhin në kafene dhe çështje të rëndësishme politike të bartin rreth i ngushtë i personave pa asnjë debatë partiake” thotë një përfaqësues i “Grupit të Zjarri” për këtë medium në gjuhën maqedone.
Nga atje i drejtohen liderit Ahmeti që nëse do Artan Grubi të jetë lider i BDI-së, Ahmeti edhe formalisht le ta propozoj, dhe do të ballafaqohemi në kongres, por jo kështu, të gjitha vendimet ti a lejojë atij.
“Nëse Grubi në kongres fiton do të ia urojmë – thonë nga grupi i zjarrit.
Paralajmërohet interpelance për ministrat e BDI-së
Presioni do të jetë i dukshëm edhe në parlament, ku nuk përjashtohet paketë interpelance për ministrat e BDI-së, aktivizimi i Izet Mexhitit me kërkesat e tij, e jo qëndrimeve partiake.
Duke u nisur nga fakti se pushteti ka shumicë të brishtë – pa dy deputetët e BDI-së, Izet Mexhiti dhe Merita Koxhaxhiut mbetet në 62 deputet. Nga ky këndvështrim është në pikëpyetje se sa LSDM mund të llogaritë në Dime Velkov, i cili ishte kundër propozimit frances, por edhe pakënaqësia e DS dhe partitë tjera më të vogla në qeveri, nuk do të ishte befasi nëse ndodhë rigrupim në parlament me deputet nga blloku politik shqiptar.
Nuk përjashtohet mundësia e themelimit të një partie të re
Grupi i Zjarrit, të paktën tani për tani, thonë se pakënaqësitë duan ti zgjidhin në parti. Nëse Ahmeti nuk ka vesh, do të veprojnë si fraksion, por nuk përjashtohet mundësia e themelimit të një partie të re. Pas grupit të Zjarrit qëndrojnë Izet Mexhiti, Nevzat Bejta, Blerim Bexheti, Musa Xhaferi, Visar Ganiu, Bashkim Hasani. Thonë që kanë marrë mbështetje edhe nga dega e Likovës.
Kuriozitet është që lideri i BDI-së Ali Ahmeti e ka dhënë emrin grupit të të pakënaqurve duke i quajtur ” i zjarrtë“.
Alsat: Rritet grupi i të pakënaqurve brenda BDI-së
Ndërkohë, Alsat raporton që po zgjerohet grupi i pakënaqur brenda BDI-së. Alsat nga burime brenda grupit mëson se listës së të nënshkruarve i është bashkuar edhe Florim Ramadani, anëtarë i Këshillit Kombëtar, i cili jeton dhe vepron jashtë vendit.
Sipas të njëjtave burime, Ramadani do t’i bashkohet nismës së thirrur për ndryshime edhe zyrtarisht ditëve në vijim. Në letrën e publikuar të shtunën 20 zytarë të BDI-së kërkuan thirrjen e organeve të partisë, llogaridhënien për mënyrën e funksionimit të ekzekutivit dhe ndërhyrjen e kreut të partisë Ali Ahmeti për tejkalimin e kësaj situate.
Ahmeti një ditë pas publikimit të letrës u deklarua se BDI mund të funksionin edhe pa “grupin e zjarrit” siç e cilëson ai dhe se partia e tij ka themeluar struktura të qëndrueshme dhe të pa lëkundura, shkruan Alsat.