Duke marrë parasysh situatën e krijuar organizative përbrenda BDI-së gjatë një periudhe dyvjecare, jemi të detyruar të ngrejmë zërin dhe të reagojmë me mish e me shpirt, pra BDI-në ta kthejmë në pozitën sic zhvilohej plot 18 vite – mirë të organizuar dhe mirë të struktuar.
Në këtë mënyrë nis reagimi i komunikatës së dërguar mediave nga Komuna e Çairit, ku në mesin e nënshkruesve vërehen edhe emrat e Izet Mexhitit, Blerim Bexhetit, Musa Xhaferit, por për dallim prej herëve të tjera kur dilte në skenë ky grupim i “pakënaqur” – këtë radhë Grupit të Zjarrit në BDI i është bashkangjitur edhe Nevzat Bejta, raporton Almakos.
Ata konstatojnë se gati për dy vite nuk funksionojnë dhe nuk themelohen organet statutare partiake dhe se vendimarrja politike është bërë pronë individuale./Almakos