Procesi i skriningut që filloi më 15 shtator me Komisionin Evropian, po realizohet pozitivisht me angazhim të madh nga delegacioni i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ky është proces i gjatë i cili kërkon përfshirje nga të gjitha ministritë, deklaroi sot shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në vend, Dejvid Gir.
“Procesi i skriningut filloi më 15 shtator. Një delegacion i madh nga Republika e Maqedonisë së Veriut është në Bruksel. Kuptohet se ai proces filloi nga ana e Komisionit Evropian me sqarime në lidhje me standardet dhe kërkesat të cilat vendi juaj duhet t’i përmbushë e gjithë kjo me qëllim që të bëhet vend anëtar i BE-së, kështu që gjithçka po ecën pozitivisht. Me të vërtetë ka angazhim të madh dhe përfshirje të madhe nga delegacioni i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Gir në Tetovë ku mori pjesë në fillimin e projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Përmirësimi i kapaciteteve për Natura 2000 dhe CITIES”.
Euroambasadori vlerësoi se ekziston partneritet i madh gjatë skriningut, por theksoi se ai është proces i gjatë i cili kërkon punë dhe angazhim të madh nga ana e të gjitha ministrive nga vendi juaj, kështu që së shpejti do të vijë edhe koha kur edhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, gjithashtu do të duhet të përfshihet në të.
Ai sqaroi se skriningu fillon me të a.q. “Themele” ose “Vlera themelore” të BE-së, të cilat i mbulojnë sundimin e drejtësisë, qeverisjen e mirë, reformat në administratën publike dhe menaxhimin me financat publike.
Вратете го видот на која било возраст со овој метод…не се потребни операции !!!
“Nën këtë proces të skriningut janë të përfshirë të gjitha sferat e tjera sepse flasim për 33 kapituj për të cilët duhet të negociohet, domethënë, në praktikë flasim virtualisht për të gjithë kapitujt të cilët kanë lidhje me anëtarësimin e vendit tuaj”, shtoi euroambasadori.
Skriningu do të përbëhet nga dy nënfaza, gjegjësisht procese. Njëri është skrining shpjegues gjatë të cilit Komisioni Evropian do të përditësojë të drejtën relevante të BE-së, duke qenë se kanë kaluar disa vite nga mbajtja e takimeve fillestare shpjeguese dhe në të njëjtën kohë do të zhvillohet edhe procesi i skriningut dypalësh. Nëpërmjet procesit dypalësh, vendi do të duhet të paraqesë shkallën e përputhshmërisë me ligjin e BE-së dhe planet për përputhshmëri të mëtejshme, duke ndërtuar kapacitete institucionale dhe administrative, si dhe burimet e nevojshme njerëzore, financiare dhe TI për zbatimin e standardeve evropiane. Proceset do të zbatohen sipas Metodologjisë së re në nivel grupesh, në periudhë që do të zgjaste të paktën një vit.