Z. Milan Damçevski, anëtar me përvojë shumëvjeçare në ekipin e ProKredit Banka është emëruar anëtarë i ri i Bordit Udhëheqës, pozicion me detyra specifike për menaxhimin e këtyre departamenteve: Personat juridik-klient të mesëm, Udhëheqje me mjete dhe likuiditet, Marketing; si dhe departamentin për Përkrahje biznesore.
Gjatë zhvillimit të tij profesional në ekipin e ProKredit Banka, z. Damçevski e ndërtoi përvojën e tij në më shumë pozita, duke nisur si pjesë e Onboarding programit të ProKredit Banka, pastaj, këshilltar për biznes klient të vegjël dhe të mesëm, për t`u avancuar në pesë vitet e fundit duke kryer funksionin e Menaxherit të filialës për Klient të mesëm. Ka vizituar dhe përfunduar me sukses trajnime të shumta, midis të cilave: Bankers Academy dhe Management Academy të ProKredit Banka në periudhën nga 2015-2017 në Furt të Gjermanisë.
“ Është kënaqësi dhe sfidë e madhe profesionale për mua mundësia që të përkushtohem në krijimin dhe zbatimin e qëllimeve strategjike të ProKredit Banka, institucionit ku e kam nisur dhe në dhjetë vitet e fundit po e ndërtojë karrierën time profesionale. Cilësia e lartë e shërbimeve si dhe vënia e praktikave të reja të avancuara dhe efikase në punën bankare do të jete prioriteti i jonë i lartë, si vërtetim i imazhit të bankës-Lidere në sferën e digjitalizimit dhe partner i dëshmuar bankar i klientëve, personave fizik dhe juridik”, deklaroi z. Damçevski.