Presidenti Stevo Pendarovski sot vendosi të ndalojë parodinë në Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit, ku me muaj po zvarritet dëgjimi i kandidatëve për ambasadorë të Maqedonisë në disa vende. Kabineti i tij njoftoi se Pendarovski në kuadër të kompetencave të tij kushtetuese nënshkroi dekretet për dy ambasadorë të propozuar që nuk ishin në rendin e ditës për t’u dëgjuar në Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit.
Për këta të tre kaloi diskutimi në Komisionin për Punë të Jashtme, ndërsa për Belevskin u shty. Dëgjimi i Agneza Rusi-Popovskës nuk ishte as në rendin e ditës së Komisionit të kryesuar nga Antonio Milloshoski, ndonëse propozimi për të ishte bërë pesë muaj më parë.