Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, sot e takoi drejtorin e Institutit Republikan Amerikan (IRI) në Shkup, Christopher Brennan.
Duke i dëshiruar mirëseardhje në Shkup, kryetari Gashi e njoftoi drejtorin Brennan me Alternativën dhe rolin konstruktiv që ka pasur dhe ka kjo parti në promovimin e demokracisë dhe në procesin euro-integrues të Maqedonisë së Veriut. Po ashtu, duke iu referuar bashkëpunimit të deritanishëm korrekt mes Alternativës dhe IRI-t, kryetari Gashi shfaqi gatishmëri që ky ndërkomunikim të vazhdojë dhe të thellohet.
Edhe drejtori i IRI-t për Maqedoni, Christopher Brennan, nga ana e tij, u shpreh se zyra e IRI-t në Shkup të jetë në shërbim të avancimit të jetës demokratike në vend.