Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor ka shpërndarë çanta dhe mjete shkollore për nxënësit e klasës së parë, transmeton Almakos.
“ Viti i ri shkollor ka nisur për të gjithë nxënësit e klasës së parë në Komunën Butel.
E vizituam secilën shkollë fillore komunale. Nga Sh.F.K.”Goce Dellcev”, “Liman Kaba”, përmes Sh.F.K.”Aco Shopov”, “Shën Kliment Ohridski”,”Zhivko Brajkovski” e deri te “Petar Zdravkovski-Penko” dhe “Panajot Ginovski” u shoqëruam dhe u bëmë shok me nxënësit e klasës së parë.
Komuna Butel për herë të parë për secilin nxënës të klasës së parë ka siguruar cantë dhe mjete shkollore.
Të gjithë nxënësve të klasës së parë i dëshiroj shumë sukses, buzëqeshje dhe gëzime.
Si Komunë e Butelit në periudhën e ardhshme do të sigurojmë edhe lehtësime tjera për prindërit dhe do të vazhdojmë edhe me investimet në arsim dhe avancimin e mësimit.”, shkruan Darko Kostovski/Almakos/