Delegacioni i Këshillit Amerikan të liderëve të rinj politik (American Council of Young Political Leaders – ACYPL), në shoqëri të përfaqësuesve të Ambasadës së SHBA-ve në Shkup, ka realizuar një takim pune në “Alkaloid”. Qëllimi i vizitës ishte që përfaqësuesit e Këshillit, përmes Programit për shkëmbimin e delegacioneve midis vendeve, të njihen prej së afërmi me mënyrën dhe kushtet në të cilat punojnë kompanitë e suksesshme private maqedonase.
Rendi i ditës i takimit të punës ka përfshirë prezantimin e operacioneve punuese të “Alkaloid”, rezultatet nga puna, plasmanët e kompanive si dhe aktivitetet prodhuese, si dhe përgjegjësinë shoqërore, e cila është njëra prej segmenteve kyçe të politikës korporatave të kompanisë. Në korniza të vizitës u realizua edhe një qark te kapacitetet prodhuese të “Alkaloid” dhe Institutit për hulumtim dhe zhvillim të kompanisë. Theks i veçantë u vu në operacionet profesionale në SHBA, ku “Alkaloid” Ad Shkup në vitin 2005 ka themeluar një ndërmarrje të saj në Nju Olbani, Ohajo. Përveç plasmanëve të çajrave nga programi “Good Nature” dhe të kozmetikës së fëmijëve nga brendi “Bekutan”, “Alkaloid” është partner e zgjedhjes së disa kompanive farmaceutike amerikane me renome me të cilat ka forma të ndryshme të bashkëpunimit, si për shembull prodhim i licencuar, paraqitje marketingu dhe autorizim për shpërndarjen e produkteve të tyre.
Anëtarët e delegacionit, midis të cilëve edhe zonjusha Shanel Otri, zonjusha Tara Kembel, zotëri Xhejk Evans, zotëri Xhon Majkl Mongomeri, zonjusha Eshli Vanorni dhe zonjusha Suzan Svink, e shprehën kënaqësinë e tyre nga puna e suksesshme e “Alkaloid” dhe nga aktivitetet profesionale të kompanisë në tregun amerikan.
Këshilli amerikan i liderëve të rinj politik (ACYPL) që nga themelimi i saj në vitin 1966, anëtarëve të saj i jep mundësinë e përfitimit të perspektivës globale politike dhe biznesore përmes programeve të saja për shkëmbim ndërkombëtar.