Të paktën 96 turistë dyshohet se kanë pësuar helmim nga ushqimi pasi frekuentuan një restorant në Budva, shkruajnë mediat lokale të atjeshme.
Ata janë kryesisht turistë nga Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia, dhe pothuajse të gjithë kanë qenë konsumatorë në të njëjtin restorant.
Pasi kanë shfaqur probleme shëndetësore me simptomat e helmimit, ata janë shtruar për ndihmë mjekësore në spitalet e Kotorrit, Tivarit dhe Cetinjes, transmeton portali malazez Dan.
Në komunën e Budvës është konfirmuar se ka pasur helmim nga ushqimi dhe se konsumatorët e një restoranti janë paraqitur në institucionet mjekësore për shkak të problemeve me stomakun.
Mes të helmuarve kishte edhe fëmijë të cilët janë dërguar në spital me të vjella. Mjekët, kanë konfirmuar se nga helmimi nuk ka persona të rrezikuar për jetën.