Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski ka njoftuar opinionin për asfaltimin e një pjese të rrugës 3, për herë të parë në historinë e saj, transmeton Almakos.
”Premtimin që ja dhashë xhaxhit Sime, Orce, Safet, Sashe, Merso dhe banorëve tjerë të kësaj rruge sot e realizova duke e asfaltuar në vendbanimin Vizbeg.
Kjo pjesë e rrugës 3 në gjatësi prej 160 metra për herë të parë u bë me asfalt pas tamponimit.
Në periudhën e kaluar janë asfaltuar disa rrugë të cilat janë të përfshira në fazën e parë, ndërsa jemi duke vazhduar me asfaltimin edhe të 20 rrugëve në ditët në vijim.
Po përmirësohet rrjeti rrugor në të gjitha vendbanimet, ndërsa prioritet fituan ato vende tek të cilat deri më tani nuk ka pasur asfalt.
Vera ndërtimore po realizohet me një dinamikë të shpejtuar. Po respektohen të gjitha afatet dhe premtimet ndaj qytetarëve. “ , shkroi Darko Kostovski.