Kjo është rruga e cila të çon për në fshatin Tanushë të Komunës së Çuçer Sandevës.
E shkatërruar dhe me gropa. Mungesa e asfaltimit bën që të reshurat e shiut të krijojnë gropa të mëdha.
Banorët ankohen se kjo po ua vështirëson jetën, madje thonë se shkaku i rrugës edhe fëmijët nuk mund të shkojnë në shkollë.
“Në fshatin Tanushë rrugët brenda fshatit janë të shkatërruara. Por jo vetëm kaq edhe rruga që e lidh me qytetin e Shkupit këtë vend është përplot me gropa”, Fazile Halili, gazetare TV21.