Hegjemonia e doktrinës liberale
Zhvillimi ekonomik dhe progresi teknologjik i cili e kakterizon botën e sotme, ka shkaktuar debat të madh në qarqet akademike dhe shkencore mbi atë se a kemi të bëjmë me një epok apo periudhë të re të historisë njerzore apo është një kontinuitet i botës paraprake që emërtohej si periudha e moderniteit apo industrializimit. Mendimi dominant është se epoka në të cilën gjendemi përbën një epok të re e cila në shumë dimenione dhe aspekte ndryshon nga periudha e modernitetit klasik. Postmodernizmi dhe globalizmi janë shtyllat mbi të cilat mbështetet ky mendim dominant. Sociolog, filozof dhe teoricientë të ndryshëm këtë epokë emërtojnë si “moderniteti i dytë”. Sepse bashkë me këtë paradigmë janë krijuar mardhënie të reja shoqërore dhe janë shkëputur lidhjet kolektive të periudhës mëparshme. Reduktimi i këtij mendimi dominant në rafshin politik do të thotë, një botë e konsensuseve, paqësore dhe një botë e `miqëve`, sepse armiqt komunistë sot kanë humbur aktualitetin e tyre dhe se demokracia liberale (dhe format tjera të saj) e mbështetur në projeksionet liberaliste ka ngadhnjej ndaj ideologjisë komuniste. Konfliktet dhe përplasjet ndërmjet dy blloqeve tash më i takojnë të kaluarës dhe tani është koha për tu arritur konsensusi në bazë të dialogut. Globalizimi dhe univerzalizmi i demokracisë perëndimore shihen si gjeneratorë kryesorë të mirëqenies, paqes dhe realizimit të të drejtave dhe lirive të njeriut; kështu duke paralajmëruar edhe botën kozmopolite. Ky vizion paraqet zeitgeistin të post-politikës dhe në realitet paraqet prirjet absolutiste të demokracisë liberale për vendosjen e hegjemonisë mbi të gjithë diskursin politik. Konceptet si `demokracia dialogjike, `demokracia kozmopolite`, `shoqëri civile globale`,`demokraci absolute`, `sovranitet kozmoplint`, në fakt janë sinonim i vizionit post-politk.
Mohimi i dimenzionit antagonistik të politikes dhe racionalizmi konsensual liberal
Në teorin e filozofisë politike teoricientë të ndryshëm bëjnë distinkcionin ndërmjet koncepteve të `politkës` dhe `politkes`, pra asaj që është politike. Hanah Arend politiken e sheh si një fushë e publike e negociatave, konsensusit e lirisë. Kurse filozofi Karl Schmitt i cili është teoricionti më i spikatur mbi atë se cka paraqet natyra e konceptit politikes mendon që ajo që është politike konsiston në ndarjen dikotomike mik/armik; kjo ndarje paraqet një mardhënie dialektike ndërmjet `mikut` dhe `armikut`. Dikotomia mik/armik përbën ontologjinë e konceptit të politikes. Sepse dimenzioni antagonistik gjithmonë është një probabilitet ekzistencial dhe ajo që ështe politike buron nga një gjendje ontologjike. Ekzistenca e tjetrit bën vetrealizimin tonë dhe në këtë kontekst edhe identitet dhe grupet ekzistencën e tyre e realiojnë kundrejt të `tjerëve`. Thënë ndryshe, konfliktet, oponencat dhe antagonizmat na paraqiten si elemente konstituive të politikes. Mirëpo jo gjithmonë këto raprote nderjet identiteve dhe grupeve kthehen në raport mik/armik. Edhe pse gjithmonë ekziston mundësia për një raport të këtillë. Mohimi dhe eleminimi i dimenzionit antagonistik të politikes synon krijimin e nje bote “përtej së djathës dhe së majtës`, `përtej sovraniteti`, `përtej hegjemonisë` dhe `përtej antagonizmave` etj.
Lidhja epistemologjike të ideologjisë liberale me racionalitetit dhe individualizmit si koncepte, bën që kjo ideologji të jetë skeptike ndaj dimenzionit antagonistik të politikës demokratike. Pra koncepti i politikes i cili ofrohet nga Ideoligjia liberale nëpërmjet modelit të demokracisë konsensuale në esencë shpërfill antagonizmat; përplasjet dhe antagonimat zëvendësohen me dialogun dhe konsensusin. Sepse nëpërmjet arritjes së konsensusit gjithashtu do të arrihet `demokratizimi i demokracisë` dhe si rrjedhojë e kësaj sigurimi i paqes dhe realizimi i të drejtavve të njeriut do të arrihen me lehtë.
Ajo që është e mjegulltë dhe diskutabile është se a u arritën premtimet të modelit konsensual (pa antagonizma) për një botë më paqësore dhe me të lirë? A u arrit që nëpërmjet këtij modeli të bëhet `demokratizimi i demokracis?
Duke u bazuar në nojurit empirike dhe teorike, modeli konsensual i ofruar nga mendimtarë dhe filozofët liberal dështoj në realizimin idës për legjitimimin e demokracisë si sistem universal, parasëgjithash në rafshin ndërkombëtare, por edhe rafshin nacional. Sipas Chantal Mouffe ky model në vend të eleminimit të antagonizmave ka përshkallëzuar antagonizmat. Sepse univerzalizmi, në fakt konsiston në mos njohjen e alternativave, përjashtimin e tjetrit dhe mohimin e pluralizmit. Prandaj ky model sipas Schmittit në vete ngërthen dy paradokse; i pari nëse filozofia e këtij modeli konsiston në përjashtimin e tjetrit, atëher nuk është e mundur arritja e konsensusit racional; ky model ne fakt nxjer në pah pamundësisn e konesusit; kurse i dyti, me që antagonizmat janë pjesë përbëre të politikes, do të thotë që antagonizmat gjithmon do të ekzistojnë si të tilla, rrjedhimishtë me këtë mohimi i dimenzionit antagonistik i politkes është utopik.
Ajo që mundë të thuhet është se edhe përkundër premtimeve megalomane të demokracisë liberale-konsensuale, për më shumë liri, drejtësi, barazi dhe mirëqenie ekonomike, sot demokracia përjeton një krizë të thëllë institucionale. Legjitimiteti i përfaqësuevse politik është një një proces të erozionit, “kapitalizmi barbar” ka thelluar akoma më shumë hendekun ndërjmet të pasurve dhe të varfërve, kurse çështja e lirisë ka ngelur peng i `sigurisë` së shtetit nacional….për barazi as që flitet…
Homogjenizimi i identiteve
Ashti siç pcekëm edhe më lartë dikotomia `ne` dhe `ju` është pjesë përbërse të natyrës së identiteteve apo grupeve. Në fakt grupet dhe identitetet (duhet të jenë) janë aktorë kryesorë të politikës. Prandaj detyra e politikës demokratike është që, jo ti tejkaloj duke i mohuar ata, por duke i dinamizuar ata, ti ndërtoj si polarizime demokratike. Në këtë kontekst mohimi i dimenzionit emocional i përbrendësuar nga këto identitet dhe supozimi se pasionet arkaike janë të determinuara ose prirura që të zhdukin zhvillimin individualist dhe progresin racional paraqet njërin ndër gabimet themelore të liberalistëve dhe modelit konsensual. Ndikimi dhe roli i pasioneve në politik për paradigmën liberale është i papranueshëm, sepse ato gjithmonë janë llogaritur si irracionale.
Marrja parasysh të dimenzionit emocional në politikes nga ana e teoricientëve të demokracisë është me rëndësi jetike për funksionimon e demokracisë së mirëfilltë. Edhe hulumtimet në fushën e psikoanalizës të Frojdit e vërtetojnë një gjë të tillë. Sipas Frojdit procesi i `homogjenizimit` nxjer në pah prirjet libidinale të grupeve dhe identiteve, paralelishtë më këtë edhe shpeshtimin e antagonizmave. Në këtë kontekst sipas Atij identiti kolektiv, pra, të qenurit `ne` është pasoj e dimenzionit libidinal dhe kjo gjendje ne mënyrë imperative përcakton edhe ekzistencës e `të tjerëve`
Krejt për në fund tendencat për eleminimin e diversiteteve dhe pluralizmit identitarë dhe si pasoj e kësaj me krijimin e hegjemonisë liberale; parashtrohet pyetja se a do të thotë që është aritur konsensui politike dhe social ndërmjet aktorëve (grupeve, identiteve) politik dhe a do të thotë që janë eleminuar fenomnet si nacionalizmi, terrorizmi, otoritarizmi etj. Naryrishtë që jo. Sot edhe lëvizjet nacionaliste dhe lëvizjet me prirje radikale akoma janë të gjalla, sado që ato të mos demonstrohen në publik. Bile bile injorimi i kërkesave politike të identiteve ka pasur efekt të kundërt.