Pas gjashtë javëve punë, përkushtim, mësim dhe kënaqësi, sot përfundoi me sukses Shkolla Verore “Gostivari 2022”.
Për gjashtë javë me radhë, mbi 720 nxënës të moshës 7 deri 14 vjet u angazhuan në aktivitete të ndryshme, kurse 40 instruktorë me profesione të ndryshme u angazhuan që fëmijët ta kalojnë verën pa celularë.
“Ishte një verë e dobishme pa celularë, por me dije dhe angazhim në fusha të ndryshme për 720 vogëlushët që ndoqën Shkollën Verore”, u shpreh kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.
Shkolla Verore organizohet për herë të parë në Komunën e Gostivarit dhe përveç angazhimit të fëmijëve gjatë pushimit të verës, synohet të zbulohen talentët e rinj të qytetit në fusha të ndryshme.