Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski ka promovuar fushën e re sportive me bar artificial në Lubanci.
“ Sot së bashku me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski e lëshuam në përdorim fushën e rikonstruuar në tërësi futbollistike me bar artificial në Lubanci.
Është vendosur bar artificial i cilësisë që lartë që është rezistente ndaj të gjitha periudhave të vitit, në tërësi është rikonstruuar ulëset dhe është vendosur rrjet i ri mbrojtës.
Janë vendosur mbi 200 ulëse moderne. Vlera e përgjithshme për këtë pamje moderne të fushës është 3.000.000 denar. Sonte në fillim prej ora 19 nis turneu memorial Lubanci 2022 ku promotori dhe përkrahësi kryesor është Komuna e Butelit”, shkroi Kostovski.