Deputeja dhe Koordinatorja e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti ka drejtuar pyetje se kush janë “Levicat” dhe qarqet pro-ruse brenda koalicionit qeveritar, përcjell in7
Dauti përmes një postimi në faqen e saj në facebook shkruan më tej se është pyetja që duhet t’i japë pergjigje Arbër Ademi dhe shumica parlamentare, para se të sugjerojë çfarë duhet të bëjnë të tjerët pasi në seancën parlamentare për miratimin e konkluzave për propozimin francez shumicës nuk i erdhën të paktën katër deputetë të cilët ishin kundër propozimit francez dhe në një linjë me forcat pro ruse.
“Kush janë “Levicat” dhe qarqet pro-ruse brenda koalicionit qeveritar? Është pyetja që duhet t’i japë pergjigje Arbër Ademi dhe shumica parlamentare, para se të sugjerojë çfarë duhet të bëjnë të tjerët pasi në seancën parlamentare për miratimin e konkluzave për propozimin francez shumicës nuk i erdhën të paktën katër deputetë të cilët ishin kundër propozimit francez dhe në një linjë me forcat pro ruse. Të mos ishin deputetët e opozitës shqiptare do të realizohej plani rus dhe do të dështonte procesi. Le të tregojnë a ju ka mbetur koalicioni “pro evropian” apo ju kanë hyrë brenda forcat pro-ruse? Poashtu Arbër Ademi duhet të tregojë a i ka ndërprerë kryetari i tij, Ali Ahmeti, takimet me ambasadorët rus?, thekson Ilire Dauti – Koordinatore e ASH-së./in7.tv