Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, së bashku me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski sot ka inspektuar punimet ndërtimore që po realizohen me intensitet të plotë në këtë komunë, transmeton Almakos.
“ Sot së bashku me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski kemi kryer kontroll në nisjen e asfaltimit të 20 rrugëve në Komunën e Butelit.
Ofanziva ndërtimore verore është me kapacitet të plotë.
Përskaj 20 rrugëve ka nisur edhe rikonstruimi i fushave të futbollit dhe basketbollit në Lubanci. Shumë shpejt nisin me ndërtim edhe rrugicat deri te hyrjet në njësitë banesore në Shkup Veri.
Me një dinamikë të shpejtuar do të nis ndërtimi i komplekseve të reja sportive dhe rekreative, parqeve të reja, rikonstruim të disa fushave sportive si dhe ndërtim të fushave të reja.
E vizituam edhe manastirin “Shën Naum Ohri” me rastin e festës së madhe të krishterë Shën Java.
Të ngritur dhe të pritur prej qytetarëve me motiv shtesë. Gjithçka që është premtuar do ta realizojmë është i nevojshëm vetëm durimi.” , shkruan Darko Kostovski.