Artan Grubi, zëvendëskryeministri i parë në qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot ka shkruar se në fund të vitit të kaluar ka paralajmëruar për iniciativën franceze, transmeton Almakos.
“ Në fund të vitit të kaluar, akoma pa nisur e pa u ditur gjë, në mediat e vendit pata paralajmëruar një iniciativë franceze për të zhbllokuar rrugëtimin tonë të integrimit për në BE duke ofruar një zgjidhje të pranueshme të kontestit tonë me Bullgarinë.
Asokohe këto deklarata, blloku politik opozitar i llogarisnin si propagandë politike, madje me përqeshje i cilësuan si diçka e pamundur, si halucinacion, përfshirë dhe disa nga mediat e vendit.
Tani këto deklarata u dëshmuan të vërteta, gjithë ai skepticizëm ra në ujë dhe ja ku jemi sot, një ditë para realizimit të ëndrrës sonë të eurointegrimit.”, shkruan Grubi.