LEVICA e Apasievit vazhdon të protestojë kundër anëtarësimit të Maqeodnisë në Bashkimin Evropian duke refuzuar edhe propozimin francez.
Kreu i BESËS, Bilall Kasami sot është shprehur në formë ironie se do të ketë bashkëpunim me LEVICË-n e Apasievit partinë e cila është kundër NAT_së, kundër BE-së, kundër SHBA-së dhe kundër Kosovës dhe së fundmi parti e cila vendin e dëshiron të çojë drejtë Rusisë.
“Po do të kemë koalicion me Levicën” thotë Kasami duke buzëqeshur.
Nga ana tjetër, Levica e Apasievit ditë më parë ka djegur flamurin e BE-së në formë proteste kundër propozimit francez./TS/