Protestuesit kundër Propozimit Francez nuk e kan ndermend të ndalen. Sipas Ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ata madje po bëjnë plane për radikalizim të protestave dhe dhunës.
Spasovski ka thënë se ata po bëhen gati të përdorin “koktej molotovi”, kurse burime në MOB thonë për Almakos se me siguri në shënjestër do të jenë Kuvendi dhe Qeveria.
“Kemi informacione se edhe për sonte po përgatiten dhunë dhe kokteje molotovi për protestën e sapo paralajmëruar për mbrëmje”, tha sot ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski pas vizitës së tij tek policët e lënduar nga protestat e mbrëmshme kundër “propozimit francez” për heqjen e vetos bullgare.
“Edhe një grup i atyre që duan të protestojnë po përgatisin edhe kokteje molotovi, të cilat do t’i drejtohen institucioneve dhe për këtë dua të apeloj edhe një herë që të heqim dorë nga një ide e tillë, nuk do të lejojmë në asnjë rast të rrezikojmë. jetën e dikujt apo objektin shtetëror”, tha Spasovski.