Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski para opinionit ka prezantuar një sërë projektesh të nisura dhe përfunduara, transmeton Almakos.
“ Të nderuar qytetar të komunës së Butelit, kemi nisur me një ofanzivë ndërtimore verore si asnjëherë me parë.
– Kënd i ri për fëmijë në oborrin e shkollës ‘Kliment Ohridski’
– Kemi nisur bashkëpunimin me Qytetin e Shkupit në asfaltimin dhe rikonstruimin e rrugës Buteli në gjatësi prej 1000 m2 dhe rrugës Skoevska në gjatësi prej 1800 m2,
– Asfaltimi i 20 rrugëve në të gjitha vendbanimet si në fazën e parë ashtu edhe në të dytën,
– Parqe të reja në lagjen Radishani dhe në shkollën ‘Kliment Ohridski’
– Katër qendra të reja rekreative-sportive si dhe kënde fëmijësh me rregullim holtikulturor,
– Në lagjen Butel në vendin e njohur si “fusha”
– Në lagjen Radishani përballë “Olimpia”
– Në lagjen Shkup Veri,
– Në rrugën 8 në vendin e quajtur Zhegrovec midis Radishanit dhe Rrugës Lubotenit.
– Kënde të reja fëmijësh në Lubanci, lagjen Radishani, Shkup Veri, Butel.
– Rrugë të re këmbësorësh në gjatësi prej 800 m në rrugën 30 në vendbanimin Rruga e Lubotenit.
– Kënd i ri basketbolli në Butel 2 në shkollën “Pajanot Ginovski”
– Kënd i ri multifunksional sportiv në Vizbegovo,
– Rikonstruimi i këndit futbollistik në shkollën “Zhivko Brajkovski”
– Mur i ri në shkollën “ Shën Kliment Ohridski”
– Biblioteka të reja në shkollat “Goce Dellcev” dhe “Petar Zdravkovski Penko”.
– Rikonstruim i tërësishëm dhe vendosje e barit artificial në këndin për futboll në Lubanci.
– Rikonstruim i rrugëve qasëshe në Shkup Veri.
– Rregullimi i kabineteve të reja për kimi dhe fizik në disa shkollë.
– Vendosja e urbaneve të reja në të gjitha vendet ku është e nevojshme.
– Hapësira të reja gjelbëruese.
– Përfundim i projektit për ndërtimin e bregut te lumi Serava në Radishani.
– Vendosja e “policëve të shtrirë” aty ku është e nevojshme në pajtim me nevojat e qytetarëve.
Komuna e Butelit dukshëm po ndryshohet. Tempoja dinamike të cilën e imponuam i ka ngritur pritshmëritë te qytetarët e Komunës së Butelit dhe ne jemi të gatshëm që t`i përgjigjemi nevojave të qytetarëve. Gjithçka që është premtuar do të realizohet, është e nevojshme vetëm pak durim. “, shkruan Darko Kostovski.