Kryetari i Alterativa, Afrim Gashi ka uruar 4 Korrikun i ditëlindjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës
“4 Korriku i ditëlindjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës tashmë nuk është festë kombëtare vetëm e SHBA-së, por edhe e shqiptarëve si kombi si më proamerikan në botë.
Në këtë ditë të madhe festive, kujtojmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë prijatarët e demokracisë, promovuesit e paqes dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut në mbarë botën.
Si popull që në kapërcyell të shekujve më shumë se gjithkush e ka ndjerë virtytin amerikan të mbrojtjes së popujve të shtypur, sot edhe ne festojmë dhe urojmë që miqësia ndërshtetërore e RMV-së dhe SHBA-së, si dhe miqësia shqiptaro-amerikane, të jenë të përjetshme“, shkruan Gashi në urim.