Grupacioni BALFIN zhvilloi takimin e tij vjetor të menaxhmentit ekzekutiv në Vjenë, Austri, ku morën pjesë Presidenti Samir Mane, drejtor ekzekutiv, zëvendës presidentët dhe drejtorët ekzekutiv të të gjitha kompanive që janë pjesë e grupacionit, si dhe Menaxherët e sektorëve të grupacionit. Ky takim vjetor është jashtëzakonisht i rëndësishëm për menaxhmentin strategjik të BALFIN.
Axhenda e takimit përfshinte tema të ndryshme interaktive që lidhen me të tashmen dhe të ardhmen e grupacionit BALFIN. Takimin e hapi Edlira Muka, drejtoreshë ekzekutive e grupacionit, e cila iu referua arritjeve në vitin 2021. Më pas nënkryetarët folën për risitë në secilin sektor dhe për strategjinë për dy vitet e ardhshme.
Një tjetër temë e rendit të ditës ishte diskutimi për efektivitetin e strategjisë, si dhe pyetjet dhe përgjigjet që u shkëmbyen me Kristo Popov, themelues dhe drejtor ekzekutiv i “Fast Track”, i cili në fillim të vitit mbajti trajnim “Fast Track Way” për ekipin e menaxherial senior të BALFIN.
– Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për lidershipin që keni treguar në sektorët dhe kompanitë tuaja, njëkohësisht duke forcuar frymën inovative, duke krijuar mundësi të barabarta për njerëzit tanë për t’u rritur dhe duke ndikuar pozitivisht në shoqërinë tonë. Prej këtu e tutje ne vetëm mund të rritemi – përfundoi presidenti i grupacionit BALFIN, Samir Mane, në mesazhin e tij për të pranishmit, pas së cilës vijoji një sesion interaktiv për pyetje dhe përgjigje.
Një pikë thelbësore në axhendë ishte diskutimi i hapur me drejtorët ekzekutiv për atë se çfarë mund të bëjë BALFIN për të përmirësuar performancat e veta në mënyrë që t’u përgjigjet sfidave të ardhshme që do të shërbejnë si bazë për vendimet strategjike.
Vjena nuk u zgjodh rastësisht për këtë takim. Pikërisht në këtë qytet Samir Mane themeloi grupacionin në vitin 1993.
Këtë vit BALFIN ka zgjeruar prezencën e vet edhe në një vend tjetër të Europës Qendrore – Zvicër, ku u hap edhe zyra përfaqësuese e kompanisë “BALFIN Real Estate”, e cila punon në tregun e patundshmërive me fokus diasporën shqiptare dhe klientët potencial vendas.
Grupacioni BALFIN ka një portofol të gjerë biznesi, i cili përfshin zhvillimin e patundshmërive, banka, qendra tregtare dhe shitje me pakicë. BALFIN punon në 8 vende dhe numëron mbi 5500 të punësuar.