Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski ka promovuar 15 rrugë të reja me bekatonka, si dhe hapësira të reja sportive për fëmijë dhe të mëdhenj si dhe rregullimin e hapësirave të parkingjeve, transmeton Almakos.
“ Këtë verë filluam me rikonstruimin dhe rregullimin e 15 rrugëve deri te njësitë banesore në Shkup Veri.
Pas përfundimit të procedurës tenderuese me paver elemente do të rikonstruohen hyrjet në njësitë banore dhe njashtu edhe rrugët kryesore të këmbësorëve.
Njashtu janë paraparë edhe dy hapësira sportive për fëmijë si dhe një hapësirë për basketboll.
Në disa lokacione do të ketë edhe rregullim gjelbërime të reja, vende për parkim si dhe karrige të reja për pushim dhe rrugica të reja. “, shkroi ndërmjet tjerash Darko Kostovski./ Almakos/