“Nuk e kemi harruar dhe kurrë nuk do të lejojmë që të harrohet gjenocidi i Çamërisë”. Me këtë pankartë në duar, flamuj, shqiponjën dykrenare dhe thirrjet për drejtësi për Çamërinë, një grup shqiptarësh kanë protestuar ditën e sotme përpara konsullatës greke në Izmir.
Protesta është organizuar nga Shoqata Patriotike Çamëria e Izmirit. Në kuadër të 78 vjetorit të kujtimit të gjenocidit aktivitetet kanë qenë të shuma për ta kujtuar dhe për të mos harruar nga parlamenti shqiptar pak ditë më parë dhe tashmë jashtë kufijve.