Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut publikoi të dhënat për virusin korona në vend për 24 orët e fundit, transmeton Portalb.mk.
Të dhënat janë si vijon:
Raste të reja: 108
Riinfektime: 29
Të vdekur në 24 orët e fundit: 0
Të vdekur të raportuar në Termini im: 0
Të shëruar: 88
Testime: 723
Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 540. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri dhe Kumanova.
Nga fillimi i pandemisë:
Të infektuar: 313.360
Të shëruar: 303.498
Të vdekur: 9.322
Testime: 2.075.632