Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Admirim Aliti, sor morri pjesë në tryezën e rrumbullakët, dedikuar kthimit të kuadrove kualitative në vendlindje, të titulluar ,,Kthimi i potencialit njerëzor“, nën organizimin e Universitetit ,,Nënë Tereza”.
Ministri Aliti i përshëndeti të pranishmit, si dhe iu referua përmirësimit të kushteve dhe kualitetit të jetesës, si parakusht për kthimin e potencialit njerëzor.
Një nga hapat konkretë për arritjen e këtij qëllimi është pikërisht ‘Sistemi meritor’, të cilin Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës e ka ndër prioritetet e saj.
Edhe pse jetojmë në kohë të ‘trazuara’, duhet të kemi parasysh se vendi i ‘mendjeve kualitative’ më shumë i takon vendlindjes sesa vendeve të huaja.
Ministri, potencoi se si Qeveri dhe si ministri po ndërtojmë plan dhe strategji mbi përmirësimin e kushteve për kthimin e kuadrove kualitative në vend.
Data 06.06.2025
Aktuale
- Ndërhyrjet në ish-burgun e Spaçit, Lubonja: Duan të shkatërrojnë ngjarje historike, gjurmë që i ka lënë koha
- Mot i ligë në Strumicë dëmton sipërfaqet bujqësore
- Kishte humbur kontaktet prej 3 ditësh me familjarët e tij, 35-vjeçari gjendet i aksidentuar brenda automjetit të tij nga disa fëmijë
- Plagosi çiftin e bashkëshortëve me armë zjarri, uniformat blu gjejnë pistoletën! Ja ku e kishte fshehur autori
- Shkupin e godet stuhi me shi të rrëmbyeshëm dhe breshër
- Fillojnë punimet për hapjen e vendkalimit të ri kufitarë në mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë
- Birra Korça, Tirana dhe Gold By Korça i bashkohen Unum Festival
- Tronditëse/ U aksidentua 3 javë më parë, ndërron jetë në spital i riu