Nesër Bashkimi Demokratik për Integrim ka zgjedhje në 10 degë, ku ndër më të rëndësishmet, si më të mëdhatë, është ajo në Tetovë dhe Gostivar.
Për dallim prej Tetovës e Gostivarit, zgjedhje nuk do të ketë në komunën e Çairit, ku kryetar është Izet Mexhiti. Ai mbetet i “paprekshëm” edhe përkundër faktit se është i kyçur në vlimet brenda partisë mes ”Grupit të Zjarrit” dhe pjesës tjetër.
I “paprekur” mbetet edhe Ramiz Merko në Strugë, si dhe dega e Kërçovës dhe e Sarajit.
Zgjedhjet do të mbahen për për kryetarë dege, kryetarë të këshillave vendor dhe anëtarë të kryesisë së degëve.
Votimet do të realizohen sipas parimit një anëtar, një votë.